Anglia ka bërë detyrën në sfidën e fazës së çerekfianles përballë Suedisë duke u kualifikuar për në raundin e gjysmëfinaleve.
“Tre Luanët” triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 në një sfidë që e dominuan totalisht përballë një Suedie që ishte e pafuqishme për të përballuar presionin e anglezëve.
Golin e parë për skuadrën e drejtuar nga Gareth Southgate, e realizoi Maguire në minutën e 30-të të pjesës së parë duke goditur saktë me kokë brenda zonës.
Për të vulosur shifrat në 2-0 do të mendonte sulmuesi i talentuar Delle Alli në minutën e 59-të që mposhti për herë të dytë portierin suedez Olsen.
Një kualifikim që konfirmon forcën e Anglisë që është dhe një nga pretendentet kryesore për të fituar Kupën e Botës këtë vit.
Në mbrëmje anglezët do të mësojnë dhe emrin e kundërshtarit që do të përballen në gjysmëfinale i cili do të dalë nga çifti Rusi-Kroaci.