Dy dorëheqje në pak orë, njëra pas tjetrës. Janë dy dorëheqje kyçe në qeverinë angleze; dy dorëheqje që tingëllojn ë si shuplaka për kryeministren Theresa May dhe priopzimin e saj për një Brexit të lehtë. David Davis ishte i pari që dha dorëheqjen. Dorëheqja e tij u zyrtarizua të dielen.
Ai ishte ministri për Brexit dhe edhe pse kishte një post kyç në kabiner, nuk është se e ka pasur shumë besimin e kryeministres. E kështu, dorëheqja e tij vinte në rendin e gjërave, madje pak me vonesë.
Ministri i Jashtëm Boris Johnson është dorëhequr i dyti. Ishte gjithashtu një dorëheqje që mund të parashikohej.
Johnson, nuk është sekret, e konsideron kryeministren May si jo të dobishme dhe shuëm të dobët për të drejtuar partinë me themele europeiste dhe akoma më të dobët për të zhvilluar negociatat me Europën.
Veç të tjerave, në vitin 2016, Johnson ishte kandidati numër 1 për kryeministër. Tashmë pas dy vitesh pa asnjë marrëveshje, është e mundur që Johnson ta ketë rimenduar këtë çështje dhe të godasë aty ku dhemb më shumë, te Brexit, dhe kur dhemb më shumë, ose dy ditë para prezantimit të planit për një dalje “soft” nga Bashkimi Europian.
Projekti i Johnson mund t’ia dalë për 4 arsye e të dështojë për 1 arsye.
Arsyeja e parë e suksesit është se kryeministrja May është më shumë se kurrë e dobët aktualisht. Një mocion mosbesimi do t’i kushtonte automatikisht vendin e kryeministres e të kryesimit të partisë.
E dyta është se nëse May do të humbiste detyrën e saj, me shumë gjasa do të shkohej sërish në zgjedhje.
Dhe Johnson është ekstremisht popullor si në ambientet e së djathtës konservatore, ashtu edhe në atë të populistëve dhe të “brexit-ersave jetimë” të lidershipit të Nigel Farage e të Ukip.
E treta është tempizmi në politikë. e koha luan në disfavor të May dhe në favor të Johnson, që në një fushatë elektorale të mundshme mund të zbehë rezultatet e dobëta të arritura deri tani nga May dhe thuajse “tradhëtia” e referendumit me marrëveshjen e propozuar të premten.
Në dy vite tratativa nuk është arritur që të nxirret “një merimangë nga vrima” as në çështjen e kufinjve irlandezë e as në çështjen e marrëdhënieve tregtare.
Ndonjë hap ëhstë shënuar në çështjen e qarkullimit të lirë të njerëzve por me një dorëzim thuajse total të Mbretërisë së Bashkuar ndaj kërkesave të BE-së.
E katërta është korrespondenca mirëkuptuese mes Johnson (e Nigel Farage) dhe Donald Trump (e ndoshta edhe Vladimir Putin, por këtu skenari errësohet më shumë dhe i mungojnë provat) që mund të çojë në një perspektivë për të cilën presidenti amerikan që do të vizitojë javën tjetër Londrën, mund të kthehet në një sponsor elektoral të Johnson dhe të premtojë, në rastin e daljes “hard” (të fortë) nga Bashkimi Europian, një seri marrëveshjesh tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbushur kështu boshllëkun e krijuar të BE-së.
Gjithçka, domethënë lëviz në favor të një “premiership-i” të ardhshëm shumë më pak filo-europeist të Johnson.
Po ka një pengesë!
Laburisti Jeremy Corbyn është në avantazh, në sondazhe por mbi të gjithë në koeficientët e atyre që venë baste…(scan)