Ballina Aktualitet Lajme VMRO-DPMNE DO E MBËSHTESË DEKLARATËN PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË NATO

VMRO-DPMNE DO E MBËSHTESË DEKLARATËN PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË NATO

VMRO-DPMNE do e mbështesë Deklaratën për mbështetjen e procesit inkuadrues për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, që Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri do t’ia propozojë Parlamentit, këtë e bëri të ditur deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev.

“Do të doja të theksoj se kjo deklaratë nuk është asgjë e re. Gjithmonë deklaratat dhe rezolutat e këtilla me të cilat mbështet hyrja e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO janë miratuar me konsensus nga të gjitha partitë politike si dokument mbipartiak. VMRO-DPMNE gjithmonë i ka mbështetur, i mbështet dhe do t’i mbështesë në të ardhmen”, tha deputeti Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.

Ai gjithashtu shtoi se Deklarata e parë për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në Aleancën e NATO-s është dorëzuar në vitin 1993 nga VMRO-DPMNE dhe është votuar me konsensus nga të gjitha partitë politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në atë periudhë.