Një pjesë e zyrtarëve amerikane janë shprehur të shokuar me qëndrimin e presidentit Trump një ditë më parë pas takimit me Putinin në Helsinki, ku mohoi konkluzionet e agjencive amerikane të zbulimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-ës. Kjo bëri që për herë të parë, ironikisht, Trump të bëjë bashkë republikanë e demokratë.
Senatori republikan Lindsey Graham, i cili zakonisht mbështet Trump tha se “reagimi i Presidentit Trump do të interpretohet nga Rusia si një shenjë dobësi dhe do të krijojë më shumë probleme sesa ka zgjidhur”.
Një tjetër senator i shquar, republikani John McCain, ishte edhe më e mprehtë: “Konferenca e sotme për në Helsinki ishte paraqitja më turpshme nga një president i SHBA-ve në histori. Është një dëm i tmerrshëm i bërë nga naiviteti, egoizmi dhe simpatia për autokratët”.
Paul Ryan, kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, tha: “Nuk ka dyshim se Rusia ndërhyri në zgjedhjet tona dhe që vazhdon përpjekjet e vazhdueshme për të minuar demokracinë këtu dhe në mbarë botën.” Ai shtoi: “Nuk ka barazi morale midis SHBA dhe Rusisë, e cila është ende armiqësore ndaj vlerave dhe idealeve tona më themelore”.
Senatori republikan nga Arizona, Jeff Flake, i cili është në pension, tha: “Nuk e kisha menduar se do të shoh ditën kur një president amerikan qëndron pranë atij rus dhe fajëson Shtetet e Bashkuara për agression nga Rusisë. Ky është një turp!”.
Kongresmeni republikan Adam Kissinger tha: “Populli amerikan meriton të vërtetën dhe neglizhenca e legjitimitetit të zyrtarëve tanë të inteligjencës dëmton burrat dhe gratë që shërbejnë në vendin tonë. Është koha për t’u zgjuar dhe për t’u përballur me realitetin – Putini nuk është miku ynë, ai është armiku i lirisë sonë”.
Ligjvënësit demokratë ishin po aq të hidhur për deklaratat e Trump-it, gjë që jua dikton dhe pozicioni politik.
Senatori Mark Warner, një anëtar i Komitetit të Inteligjencës, i cili rënë dakord me konkluzionet e komunitetit të inteligjencës amerikane se Rusia ndihmoi Trump-in për të mundur demokraten Hillary Clinton, tha se “Është një turp që presidenti qëndroi në anën e Putinit dhe doli kundër zyrtarëve të inteligjencës duke fajësuar kështu SHBA-të e jo sulmin rus ndaj demokracisë tonë”.
Senatorja Elizabeth Warren, një kandidate potencial për zgjedhjet në vitin 2020, shkroi se “Trump po minon institucionet tona, po dobëson aleanca tradicionale dhe po përqafon një diktator. Rusia ndërhyri në zgjedhjet tona dhe sulmoi demokracinë tonë. Putini duhet të mbajë përgjegjësi, jo të shpërblehet”.
Senator Tim Kaine, zëvendëskandidatit presidencial i Hilarry Clinton-it dy vjet më parë, tha: “Ishte një gjë e trishtuar, moment i turpshëm për vendin tonë të madh.”
Senatori demokrat Bill Nelson, tha: “Refuzimi i Presidentit për të pranuar se Putini ka ndërhyrë në zgjedhjet tona duhet të na bëjë të shqetësuar”, e shtoi më tej: “Vullneti i presidentit për të kundërshtuar dhe mbrojtur vendin tonë është e papranueshme.”(tesheshi)