Mijëra euro. Këto janë zbuluar nga një grua 82 vjeçe që po ecte në rrugët e Vicenzës dhe nuk u mendua dy herë por shkoi në rajonin më të afërt të policisë.
Kjo është një shenjë ndershmërie, e pazakontë në ditët e sotme. Ajo po kalontë në rrugën mes Battaglione Framarin dhe Legione Antonini, kur gjeti një zarf në tokë, pa emër dhe adresë.E shtyrë nga kurioziteti, hapi zarfin dhe pa mijëra kartëmonedha euro, të cilat i dorëzoi tek një agjent i policisë.
Policia ka nisur hetimet që të gjejë pronarit por ligji thotë se nëse askush nuk i kërkon brenda një viti, paratë do ti kthehen personit që i gjeti.