Programimi kompjuterik, konsultimi dhe aktivitetet e ndërlidhura janë sektorë me pagë mesatare prej 55,842 denarë, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës.
Në transportin ajror mesatarisht paga është 52.076 denarë, në sektorin e shërbimeve financiare, krahas sigurimeve dhe fondeve të pensioneve, marrin pagë mesatare prej 50.454 denarë, ndërsa në shërbimet e rehabilitimit dhe menaxhimit të mbetjeve paga janë 44.712 denarë. Të punësuarit në sektorin e prodhimit të produkteve farmaceutike bazë dhe përgatitjeve farmaceutike marrin mesatarisht 43,361 denarë.
Paga neto mesatare mujore në muajin maj ishte 24,509 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.