Një skenë shumë për të qeshur dhe e lezetshme për t’u parë është ajo që ndodh në oborrin e shtëpisë mes këtij fëmije dhe qenit të fqinjëve të tij.
Të dy shihen të lumtur teksa hedhin topin nga njëra anë e gardhit në tjetrën. Ata janë të ndarë fizikisht, por kanë gjetur një mënyrë për t’u argëtuar. Fëmija tërheq topin mbi dërrasat e drurit, qeni e merr atë me gojën e tij dhe ia kthen sërish fëmijës. Dhe këtu loja rifillon.
Videoja u postua në internet nga babai i vogëlushit, një fotoreporter amerikan.
“Ky gardh nuk e ndalon lojën e djalit tim dyvjeçar me mikun e tij më të mirë”, shkruan ai duke shpjeguar se video u xhirua nga një mik i familjes.