Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Këtë fundjavë me diell përvëlues kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla po e kalon në Pogradec, ku po shijon pamjen mahnitëse të liqenit të Ohrit dhe kulinarin e mrekullueshme të zonës.
Vetë Balla ka publikuar një video në Instagram, ku na rikthen në atmosferën e tensionuar të politikës, kur të gjithë kërkojnë dhe thurin akuza për “peshkun e madh”, sipas shprehjes ikonë të ambasadorit amerikan Donald Lu.
Balla shihet duke peshkuar në liqen, por në grep bie veç një peshk i vogël, të cilin nëse do ta komentonte rivali i tij politik, Lulzim Basha, do ta quante “cironkë”.
“Peshkimi nuk është vetëm sport…”, është diçitura e videos së Ballës.









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)




