Moti në fillim të javës, datë 23 korrik, do të jetë paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me reshje shiu të shoqëruara me rrebeshe dhe stuhi në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë e vrullshme me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 17/29°C
Zonat e ulëta 22/31°C
Zonat bregdetare 23/32°C
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore të nxehta me origjinë Sahariane të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë temperatura të larta.