Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA njofton se sot masdite Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, së bashku me homologët e tyre nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, do të mbajnë takim në Mostar.
Tsipras pritet të pranojë çmim nga Qendra për paqe dhe bashkëpunim multietnik, për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Ballkan
“Sot rreth orës 20:00 pritet që në Mostar të arrijnë edhe kryeministrat e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa pas 15 minutave të mbahet edhe takimi katërpalësh”, njofton ANA-MPA.
Disa media në Greqi, çmimin për Aleksis Tsipras e lidhin me marrëveshjen e Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Athinës dhe Shkupit