Ballina Aktualitet Lajme 55-VJETORI I TËRMETIT KATASTROFAL

55-VJETORI I TËRMETIT KATASTROFAL

Bashkia e Shkupit këtë javë do të organizojë me dhjetëra ngjarje kulturore në disa lokacione me rastin e shënimit të 55-vjetorit të tërmetit katastrofal në vitit 1963 në Shkup.

Fillimi i manifestimeve sot do të shënohet me kthimin e shkronjave të mesazhit të Josip Broz Titos, në anën lindore të Muzeut të Shkupit

Në mënyrë tradicionale do të mbahet edhe aksion për dhurimin e gjakut, ndërsa bordi organizues do të vendosë lule para përmendores së të vdekurve nga tërmeti.