Ballina Aktualitet Lajme Takimi i liderëve, Zaev: pranuam qeveri teknike në formatin e Përzhinos

Takimi i liderëve, Zaev: pranuam qeveri teknike në formatin e Përzhinos

Kryeministri Zoran Zaev pas bisedimeve gjatshëorëshe me liderët e partive tjera tregoi se faza e parë ka mbaruar ndërsa LSDM ka pranuar që 100 ditë para zgjedhjeve të ketë qeveri teknike në formatin e Përzhinës, kërkesë kjo e VMRO-së.

Liderët e partive në Maqedoni janë duke i vazhduar bisedimet në Klubin e Deputetëve. Deri më tani kanë pasur tre pauza por tani nuk janpin informata konkrete rreth bisedimeve.

Portali Mkd.mk shkruan se kryeministri i lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është i përgatitur të pranojë qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve sipas modelit të Përzhinos, nëse Hristian Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja jep garanci se nuk do ta bojkotojnë referendumin, transmeton Portalb.mk.

Burime të Mkd.mk thonë se LSDM-ja mbetet në qëndrimin për të mos pranuar amnisti që propozohet me ndryshëm e nenit 353 për ulje të dënimeve për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim”. Jozyrtarisht thuhet se Mickoski ka dhënë dorëheqje nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor.