Ballina Aktualitet Lajme Pakoja e ligjeve e takimit të liderëve, me shumë gjasë sot kalojnë...

Pakoja e ligjeve e takimit të liderëve, me shumë gjasë sot kalojnë në Kuvend

Ligji për financimin e partive dhe ndryshimi i ligjit për qeveri bashkë me qeverinë sipas marrëveshjes së Përzhinos si zgjidhje sistematike para zgjedhjeve, sipas burimeve partiake të Televizionit 24, priten sot të hynë në procedurë kuvendore, njofton Portalb.mk.

Sipas të njëjtave burime, të dy ligjet dhe emërimi i anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor priten që sot të kalojnë edhe në seancë qeveritare.

Gjithashtu thuhet se opozita maqedonase, VMRO-DPMNE është tërhequr nga kërkesa për ndryshim të Kodit Penal.

Përndryshe, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të hënën dhe të martën nuk e mbajti seancën siç u paralajmërua nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në të cilën duhej të zbatohet ajo që është dakorduar në takimin e liderëve për Ligjin për financimin e partive politike, për Ligjin për Qeverinë dhe për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së.