Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, sot në konferencë për shtyp tha se nuk do të ketë amnisti për proceset gjyqësore të cilat kanë dalur nga përgjimet e paligjshme (bombat).Ai shtoi se nuk ekziston asnjë mundësi për falje të personave, aktakuzat ndaj të cilëve janë ngritur në bazë të “bombave”, përcjell Telegrafi Maqedoni.Më herët disa media njoftuan se OBRM-PDUKM-ja në takimet mes liderëve ka kërkuar fshirje të nenit 165-a të Kodit Penal.Përndryshe, neni 165-a i Kodit Penal ka të bëjë me “keqpërdorimin e mjeteve financiare për fushata zgjedhore” dhe “konfiskimin e mjeteve të fituara në mënyrë të paligjshme”./Telegrafi/
Ballina Aktualitet Lajme Boshnjakovski: Nuk do të ketë amnisti për procedurat gjyqësore që kanë dalur...