Ballina Aktualitet Lajme 7 shpikjet e mëdha të Teslas që kurrë nuk u ndërtuan

7 shpikjet e mëdha të Teslas që kurrë nuk u ndërtuan

Sot, ne i japim merita të shumta shpikësit Nikola Tesla në sferën e teknologjisë që ka dhënë kontributin e madh në zhvillimin e shoqërisë njerëzore moderne.

Gjeniu eksentrik është vlerësuar nga shumë njerëz si pioner i shumë krijimeve impresive që ne tashmë i përdorim nga radio, motori e deri tek elektriciteti.

Le t’i hedhim një vështrim në shtatë prej shpikjeve të shkëlqyera të Teslas që nuk u ndërtuan kurrë.

1.Energjia e Wirelesit

Duke punuar me radio, mikrovalë dhe krijimin e spirales Tesla, Nikola Tesla argumentoi seriozisht mundësinë e krijimit të një sistemi për transmetimin pa tel ose shpërndarjen e energjisë nëpër distanca të gjera.

Në vitin 1991, ai bëri një hap para për të arritur qëllimet e tij kur u mbështet financiarisht nga J.P. Morgan në ndërtimin e një stacioni me fuqi wireless 185 metra në Shoreham, Long Island, New York duke iu referuar kullës së Wardenclyffes.

Fatkeqësisht, Morgan vendosi të ndërpresë financimin e projektit, pasi Tesla nuk po arrinte të realizonte objektivin e tij final, raportoi “beyondsciencetv”, transmeton Periskopi.

2.Anija ajrore supersonike me fuqi elektrike

I ndjekur nga dështimi i funskionalizimit të kullës Wardenclyffe, Tesla e ktheu vëmendjen kah aviacioni, duke shpresuar se mund ta bëjë të realizueshme për shkak të njohurisë së elektricitetit.

Në vitin 1919, shkencëtari në një revistë shkencore ka shkruar rreth asaj, se ky mjet mund të transportojë pasagjerët nga Londra në New York City për tre orë.

Sa për mënyrën se si do të bëhet kjo, Tesla planifikoi të përdorë projektin e tij të transmetimit të energjisë pa tel, i cili nëse do të ishte i suksesshëm, do të kishte zhdukur plotësisht nevojën që të zhdukte automjetet që fluturonin me karburant.

3.Robotët humanoidë

Në vitin 1898, Tesla demonstroi një ushtrim elektrik në sheshin Madison Garden të New York City, i cili lëvizi një varkë me radio të kontrolluar, për disa njerëz konsiderohej si arma e parë e avancuar.

Megjithatë, Tesla tha se potenciali që të dizajnojë një barkë me dritë të ndryshme, ishte hapi i parë drejt zhvillimit të një “race robotësh” apo “njerëzve mekanikë” në të cilën do të ishte e dëmshme edhe për pjesën tjetër të njerëzimit.

Derisa shpikjet e Teslas janë njohur nga disa njerëz, sot ai është më meritori në fushën e robotikës, ideja e tij ishte shumë larg përpara kohës dhe aplikimet e saj praktike nuk u eksploruan deri disa dekada më vonë.

4.Kamera me fuqi menduese

Në këtë pikë, mendja e Teslas ishte të shpikte një makinë që mund të lexojë mendimet e njerëzve dhe të bëjë fotografi në një botë reale.

Në një artikull të publikuar në vitin 1933, inxhinier mekanik ka zbuluar projektin që ai ishte duke punuar mjetin për të krijuar mendime nëpërmjet fotografisë.

Ai këtë ide e konceptoi për herë të parë në vitin 1893, që besonte se imazhet formohen nëpërmjet reflektimit të retinës, e cila mund të kapet nga një aparat.

Sipas Teslas, nëse kjo do të mund të realizohej, “çdo mendim individual mund të lexohej” dhe mendja njerëzore mund të dukej si një “libër i hapur”.

5.Tërmeti makinor

Në vitin 1893, Tesla mori patentin e një oshilatorit mekanik me avull i cili ishte projektuar për të krijuar dridhje poshtë dhe lart me shpejtësi shumë të lartë në mënyrë që të gjenerojë energji elektrike.

Disa vite më vonë në 1898, ai u tha reporterëve se shkaku i dridhjes së tokës ishte oshilimi i makinerisë derisa eksperimentonte mejtin në laboratorin e tij në New York City.

Policët dhe ambulanca me sa duket arritën në vendin e ngjarjes, por Tesla e çaktivizoi oshilatorin dhe i udhëzoi punonjësit e tij që ta mbajnë sekret për atë çfarë kishte ndodhur, dhe në vend të kësaj të thoshin se ka pasur një tërmet.

6.Vala artificiale e baticës

Tesla beson se shkenca është çelësi kryesor në parandalimin e luftërave dhe konflikteve në të ardhmen.

Në vitin 1907, në një artikull ai propozoi të përdorë wirelessin telegrafik për të shpërthyer një ekspolzivë të fuqishëm në deti, në të cilën mund të shkaktohej një formacion masiv i valëve artificiale të baticës, e aftë për të kapërcyer flotën e armikut.

Sipas gazetës, vala artificiale e baticës do të bënte të padobishme flotën, ashtu si anijet e letrës lundronin në vaska.

Ky koncpet teknologjik i Teslas nuk ishte realizuar por qëllimi i zhvillimit me fuqi të lartë ushtarake erdhi si një pengesë e luftës që dolën në formën e armëve bërthamore shumë vite më vonë.

7.Rrezatimi i vdekjes

Në vitin 1903, Nikola Tesla i cili tashmë ishte në moshën 70 vjeç, tha se shpikja e re ushtarake mund të jetë shkaktare e milionave ushtrive për të rënë në grackën vdekjeprurëse të tyre.

Ai përfshinte përshpejtimin e grimcave të zhivës rreth 50 herë më shpejt se shpejtësia e zërit në një dhomë vakuumi, duke prodhuar një rreze të fuqishme që mund të “rrëzojë një flotë prej 10,000 avionësh armiku në një distancë prej 250 miljesh”.

Shkencëtari u përpoq të gjente një qeveri të gatshme për të financuar ndërtimin e këtij “rreziku vdekjeprurës”, por i vetmi vend që argëtonte idenë e tij ishte Bashkimi Sovjetik, i cili u përpoq një test të pjesshëm në fund të viteve 1930

Mbetet e panjohur nëse Tesla arriti të ndërtonte një prototip të punës së tij. Kur ai vdiq, qeveria supozohej se kishte manipuluar me sendet e tij në mënyrë që të gjejë planet e tij për rreze grimce.

Duke pasur parasysh personalitetin e tij unik dhe shpikjet e tij të propozuara shpesh futuriste dhe më të mëdha se ato të jetës, nuk është befasi që shumë njerëz i kishin vënë nofkën “shkencëtar i çmendur”./Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews