“Bashkërisht jemi marrë vesh që kjo të ndodh sa më shpejtë, dhe e kemi biseduar 30 shtatorin”, kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot duke komentuar datën e mbajtjes së referendumit për marrëveshjen e emrit Maqedoni – Greqi, njofton Portalb.mk.
Sipas asaj që deklaroi më tej kryeministri Zaev, kjo do të thotë se deri më 30 korrik Kuvendi i Maqedonisë duhet të shpallë datën.
“Kjo do të thotë se deri më 30 korrik Kuvendi i Maqedonisë duhet të sjellë vendim. Nuk do të doja të hy në kompetencat e Kuvendit, por besoj se do të jetë e mundur nëse arrihet nëse Kuvendi mbetet i përkushtuar, që të mbarojmë sa më parë për shkak të interesit shtetëror”, tha Zaev.
Sipas kryeministri Zaev, “që referendumi të jetë i suksesshëm”, deputetët e VMRO-DPMNE-së duhet të deklarohen se cili është qëndrimi i tyre, a do të jenë për bojkot, a do të bëjnë thirrje për referendum, a do të votojnë kundër, që më pas qytetarët vetë të vendosin për atë që do të deklarojnë në referendum.