Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Kurtis Skaparoti sot qëndron për vizitë në Maqedoni.
Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.
Së pari, gjenerali Skaparoti do të pritet zyrtarisht në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të ketë takim me delegacioni e MB-së dhe Armatës, të udhëhequr nga ministrja Radmilla Shekerinska. Pas takimit, gjeneral Skaparoti do ta vizitojë kazermën “Ilinden” ku do të ekspozohet një stërvitje.
Komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë në paraqitjen para Senatit në mars, shprehu shqetësimin e tij rreth trazirave potenciale në Ballkan.
“Rajoni për të cilin jam i shqetësuar sot është në fakt Ballkani. Rusia punon në Ballkan, ndërsa ne në një mënyrë nuk kujdesemi më për rajonin”, ka thënë gjenerali.
Skaparoti në fillim të muajit ka qenë për vizitë në Turqi.