Lajme tragjike vijnë nga Italia, pas shembjes së urës ‘Morandi’ në Genova.
ANSA shkruan se ka makina të shumta që ndodhen të shtypura dhe nën rrënojat e urës së shembur.
Në mjete ka dhjetëra njerëz, shumica kanë humbur jetën.
Lajmin e kanë bërë të ditur forcat e ndihmës së shpejtë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Janë të paktën 200 zjarrfikës, qindra punonjës policie dhe të reagimit të shpejtë që po punojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë që munden.