Nikolla Dimitrov, Ministri i Punëve të Jashtme me ftesë të sekretarit shtetëror amerikan Mikel Pompeo, prej sot deri më 22 gusht do të qëndrojë për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç njoftojnë nga MPJ, përkrah takimit me sekretarin shtetëror Pompeo, është planifikuar që Dimitrov të takohet edhe me përfaqësues të administratës amerikane, Këshilli për siguri kombëtare, Departamentit të Shtetit, Kongresit, si dhe përfaqësues të OJQ-ve në Washington.