“Nëse do të ndodhë kufizimi dhe Serbia fiton veriun e Kosovës, do të mbyllej rruga e ‘Transverzales së gjelbër’.
Veriu i Kosovës është pengesë për të. Kështu është shprehur shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, duke zbuluar kështu arsyen e vërtetë të kthesës radikale të politikës së jashtme amerikane dhe mbështetjen gjithnjë e më të hapët të administratës së Donald Trumpit për ndarjen e Kosovës”, shkruan Telegrafi i Serbisë, transmeton Koha.net.
Kjo gazetë thekson se disa diplomatë me përvojë, në radhë të parë nga vendet e perëndimit, e kanë gjithnjë e më të qartë se Uashingtoni e ka kuptuar se Kosova e pavarur në kufijtë që e paramendojnë shqiptarët paraqet rrugë të shkurtër për realizimin e planit sekret të projektit të islamikëve për ndërlidhjen e territoreve me myslimanë në gjithë Ballkanin.
“Për realizimin e projektit ‘Transverzalja e gjelbër” punohet me dekada. Kreatorë të këtij plani sekret si tërësi konsiderohen BeH, Sanxhaku, Shqipëria, Kosova dhe pjesa më e madhe e Maqedonisë si dhe pjesë të Bullgarisë e të Greqisë, ndërsa qëllim i fundit është që kjo vijë të shtrihet deri në Turqi”, gjoja i ka thënë një burim kësaj gazete.