Këshillat e nutricionistëve janë shpeshherë kontradiktore sa i përket ujit pas apo para vaktit, megjithatë nga studimet e fundit, është zbuluar se pirja e një gote uji pas vaktit është një mënyrë që ngadalëson tretjen, sepse uji ngrin yndyrat që sapo janë rezervuar në organizëm.
Kur menjëherë pas një vakti pi ujë të ftohtë apo në sasi të tepruar, uji me temperaturë të ulët mund të shkaktojë probleme me tretjen, sepse i bën më të ngurta ushqimet në stomak. Siç dihet, stomaku i tret më mirë ushqimet me të njëjtën temperaturë me organizmin, ndërsa ngadalëson funksionin e tij në rast të temperaturave më të larta ose më të ulëta. Kur procesi i tretjes ngadalësohet, mund të shkaktohen probleme të refluksit gastrit.
Kështu, këshilla e specialistëve është një supë e ngrohtë në mbrëmje ose një gotë uji e ngrohtë pas një vakti.