Ballina Shëndeti Sekretet që duhet të dini, për të shpëtuar nga helmimi ushqimor!

Sekretet që duhet të dini, për të shpëtuar nga helmimi ushqimor!

Bright Side jep disa këshilla shumë të vlefshme për të qënë të ndërgjegjshëm mbi atë që konsumojmë. Duke marrë shkas edhe nga situatat e fundit në Shqipëri, më poshtë vijnë disa këshilla që deri diku na tregojnë mbi sigurinë ushqimore.

DJATHI– Në një copë djathë shtoni disa pika jod dhe përzijeni mirë. Në qoftë se kthehet në blu, atëhere është cilësi e keqe e përbërë më niseshte dhe përfundimisht nuk është djathë fshati.

QUMËSHTI– Përzini qumështin e blerë me një tjetër që ju e dini që është natyral në raportin 1:2. Nëse qumështi është i mirë për pak sekonda do të shikoni teksa ndryshon.

FRUTAT E KRISTALIZUARA– Futini në ujë të ngrohtë: nëse atyre i largohet ngjyra ose zhduken komplet do të thotë që prodhuesi ju ka mashtruar më pak xhelatinë dhe ngjyrues ushqimi.

GJALPI– Fusni një copë gjalp në ujë të zier. Do shkrijë shumë shpejt, duke krijuar një shtresë në sipërfaqe. Ndërsa margarina do ndahet në copa.

ORIZI– Merni një lugë me oriz dhe vijini flakën. Orizi fals do vij era plastikë dhe do të lëshojë tym të zi.

MJALTI– Hidhni një lugë mjaltë në ujë, pastaj shtoni disa pika acid acetik. Nese përbërja fillojnë të nxjerri bulëza, atëherë mjalti juaj përmban shkumës. Mielli dhe niseshteja në mjaltë do të dallohen, duke shtuar disa pika jod në përbërje. Në rast së përmban miell/niseshte ajo do mari ngjyrë të errët.

VERA– Merni një lugë sodë buke dhe shtoni pak nga vera juaj. Reaksioni i këtyre kimikateve do mari ngjyrën blu dhe kjo do të thotë që pija juaj ka niseshte.

MAJONEZA– Disa pika jod do të përcaktojnë nësë ka apo jo niseshte dhe përzierja do te bëhet e errët në ngjyrë.

PESHKU– Sytë e peshkur dhe lëkura duhet të kënë një ngjyrë uniform dhe gjithashtu luspat duhet të jenë të njëtrajtshme e velëzat të kuqe. Peshqit e vjetër do të kenë luspa jo të njëtrajtshme, velëza të errta dhe një erë të keqe. Mishi i peshkut duhet të jetë i kuq ose rozë, jo ngjyrë kafë.

VEZA– Kur rri në fund të gotës, veza është e freskët. Një vezë që nuk rri e zhytyr në fund, po as në sipërfaqe, atëhere veza është e freskët mjaftueshem për të gatuar me të. Nese ajo rri në sipërfaqe, atëhere ajo vezë është e prishur.

LULESHTRYDHET-Merrni luleshtrydhe, shtypini në formë pureje dhe përzijini me sheqer. Luleshtrydhet e freskta, pa pesticide, kanë shumë lëng. Luleshtrydhet e freskta kanë një ere shumë të mirë dhe ngjyrë të kuqe të flaktë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews