Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme e aprovoi konstatimin për publikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, sipas së cilit president i Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur, Stevo Pendarovski.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 1.808.131 votuesit e regjistruar, në votime kanë dalë 843.508 qytetarë apo 46,65 për qind. Prej tyre për Pendarovskin kanë votuar 435.656 qytetarë ndërsa për Gordana Siljanovska Davkovën 377.446.
“Sipas kësaj, president i Republikës është zgjedhur Stevo Pendarovski i cili e fitoi shumicën e votave të qytetarëve të cilët kanë votuar”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.
Ai ia uroi fitoren Pendarovskit dhe i dëshiroi kryerje të suksesshme të funksionit.
KSHZ në seancën e sotme, pas përfundimit të rezultateve përfundimtare të raundit të dytë, miratoi edhe konstatim në pajtim me të cilin zgjedhjet presidenciale kanë përfunduar.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot Pendarovskit do t’ia dorëzojë certifikatën për president të zgjedhur të shtetit.
Në seancë, anëtari i KSHZ-së, Enver Sali e pyeti Derkoskin nëse certifikata të cilën do të marrë Pendarovski do të jetë dygjuhëshe, duke e pasur parasysh atë, siç tha, se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare. Pyetjes kryetari i KSHZ-së iu përgjigj se certifikata do të jetë në pajtim me rregullat pozitive ligjore, pasi KSHZ është e obliguar t’i respektojë ligjet