Të zakonshme për natyrën e egër por të pazakonta për t’u kapur momente të tilla. Në njësinë administrative Suç, bashkia Klos në fshatin Kurdari është parë një gjarpër gjigand që po bën bujë nëpër portale.
Ndërsa po të njëjtën bashki e të njëjtën njësi administrative në vendin e quajtur Ballgjai janë shfaqur 2 arinj, njeri i madh dhe tjetri i vogël siç po shikoni edhe në pamjet filmike ku arusha e madhe po i vjen ne ndihme arushës së vogël. Këto pamje janë filmuar nga një kalimtar, të siguruara nga gazetari Enver Doçi për “BalkanWeb”.