Një zvicerane 55-vjeçare, një polici të rremë nga Maqedonia e Veriut, ia ka dorëzuar të hollat dhe stolitë me një vlerë prej mbi 150,000 frangash zvicerane, të martën në Kreuzlingen.
Policia tashmë ka arr.estuar një të dyshuar. Por, paratë dhe stolitë janë zhdukur, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Ditëve të fundit, janë konstatuar shumë përpjekje të ngjashme mashtrimi. Policia Kantonale e Thurgaut ka këshilluar për më tepër kujdes.
Zviceranja 55-vjeçare, të martën pasdite kishte pranuar një telefonatë nga një person i panjohur, i cili ka folur gjuhën letrare gjermane. Ai është paraqitur si një oficer policie dhe ka spjeguar se si kishin arr.estuar anëtarë të një bande kri.minelësh dhe tek ta gjetën shënime rreth zviceranes.
Mashtruesi verimaqedonas e bindi zviceranen se të hollat dhe gjerat e çmuara të saj nuk ishin më të sigurta, as në kutinë e bankës, e as në shtëpi. U arrit marrëveshja që zviceranja t’i paketonte ato dhe t’ia dorëzonte policit të rremë si pjesë e një hetimi të dyshuar të fshehtë.
Transferimi me personin e panjohur u bë pasdite, në një parking në Kreuzlingen, njofton Shtegu.com. Vlera e mallit (kryesisht para dhe stoli) arrin në mbi 150,000 franga.
Më vonë, zviceranes i lindi dyshimi dhe e alarmoi policinë. Disa orë pas transferimit, ma.shtruesi i dyshuar u arr.estua.
Verimaqedonasi 31-vjeçar nga Thurgau e ka pranuar veprën, ndërsa hetimet e mëtejshme po vazhdojnë. Të hollat dhe stolitë ende nuk kanë mundur të gjenden.