Ballina Bota VIDEO: Ndërtesa gjigante rrëzohet për… 16 sekonda

VIDEO: Ndërtesa gjigante rrëzohet për… 16 sekonda

Ndërtesa prej hekuri dhe çimentoje e Martin Tower është rrëzuar për 16 sekonda.

Qendra botërore e Bethlehem Steel, një kompani e falimentuar çeliku në Amerikë, u shemb dje në Bethlehem, në Pensilvani.

Godina gjigande përbëhej nga 16 ton hekur dhe çimento, e ndërtuar 47 vite më parë.

Pronarët e rinj ishin përpjekur ta rikonstruktonin dhe ta zgjeronin me zyra të reja, ndërtesën në formë kryqi, por pa sukses. Kompania e hekurit dhe çelikut në Amerikë, falimentoi 12 vjet më parë.

Në vend të saj është parashikuar të realizohet një kompleks prej 200 milion dollarësh, që do të ketë restorante, dyqane, ambulanca mjekësore, një hotel dhe 528 apartamente.