Nga tetori i 2011 në nëntor të 2017 kanë mbetur të paktën 259 persona të vr*arë në të gjithë botën, në një tentativë për të realizuar selfie (foto dhe video) në kushte ekstreme dhe në rrezik të madh. Një gjë të tillë e bën me dije Eurispes, duke theksuar se mosha më e personave të rrezikuar nga incidentet është ajo mes 20-29 vjeç (106 vik8tima) i ndjekur nga 10-19 vjeçarët (76 vik*tima). Këto dy kategori përfaqësojnë 70.3 % të të vde*kurve si shkak i asaj që quhet “ki*llfie”.
Numri- Eurispes hedh të dhënat e raportuar në Raportin e 2019-ës, në këtë rast, duke hedhur edhe një studim të Institutit Indian të Shkencave Mjekësore të Nju Delhit. 20 vik8tima të tjera, kujton gjithmonë Eurispes, renditen në grupmoshat e 30 dhe 39 vjeç. 2 persona regjistrohen mes moshës 50 dhe 59 vjeç dhe 3 persona mes 60 dhe 69 vjeç.. 259 vik*tima, humbën jetën për kënaqësinë e të eksperimentuarit një eksperiencë eks*treme dhe kënaqësisë për të bërë publik imazhin e tyre përmes rrjeteve sociale, më kërkim të aprovimit dhe admirimit. 153 vik”tima janë meshkuj dhe 106 janë femra, sipas të dhënave të Institutit të Shkencave Mjekësore të Nju Delfit.
Shkaku i vd*ekjes-Nga studimi 259 e të vde*kurve janë të lidhur me rreth 137 incidente. 70 persona janë mb*ytur, 51 kanë mbetur vik*timë e incidenteve të lidhur me mjetet e transportit, 48 kanë rënë duke sfiduar ligjin e gravitetit; 48 vetë u dogjën, 16 u goditën nga goditjet elektrike, 11 u goditën nga ar*mët e zjarrit, 8 persona mbeten vik*tima të sulmeve nga kafshët e egra.