Ballina Teknologji Google bllokon aksesin e Huawei tek përditësimet e Androidit

Google bllokon aksesin e Huawei tek përditësimet e Androidit

Sipas një lajmi të bërë publik sot, Google ka bllokuar aksesin e Huawei tek përditësimet e Androidit, një lëvizje që mendohet se do ta godasë në mënyrë të konsiderueshme teknologjinë e kësaj marke për të operuar sistemet telefonike. Përveç kësaj, prodhuesit e çipeve, gjithashtu, raportojnë se ata nuk e furnizojnë më firmën kineze të telekomunikacionit, në përputhje me urdhërat e qeverisë amerikane që po përpiqet të ‘fusë në listë të zezë’ Huaëei në të gjithë botën.

Google deklaroi se po i bindej urdhërave të presidentit Trump dhe se Google Play, nga ku zbriten aplikimet në telefon, dhe Google Play Protect, nga ku aksesohen programet anti-virus, do vazhdonin të ekzistonin në prodhimet e Hauëei, por se smart phone (celularët e zgjuar) të rinj të kësaj marke jashtë Kinës do ta humbnin aksesin në applikimet më të përdorura, ku përfshihen Google Play, Maps (Harta)dhe Gmail.

Gjithashtu, prodhuesit e çipeve si Intel, Qualcomm, Xilinx, dhe Broadcom njoftuan punonjësit të mos furnizojnë Haëei me çipe deri në një njoftim të dytë, bën me dije Dita, duke cituar mediat e huaja.

Hauwei do të vazhdojë të ketë akses te sistemi i operimit Android, qëështë i hapur dhe pa pagesë për të gjithë ata që duan ta përdorin, por Google nuk do të ofrojën asistencë technike si dhe bashkëpunim për shërbimet e Google dhe Android.

Nga ana tjetër, Hauwei premtoi se do të vazhdonte të ofronte përditësim të sigurt dhe asistencë pas-shitjes për celularët dhe tabletat e tij, gjithashtu duke kujtuar se ai dhe Android kishin bashkëpunuar për teknologjitë e reja.

Ndërsa ministri i jashtëm i Kinës Lu Kang në lidhje me çështjen ka deklaruar se Pekini do t’i suportonte sipërmarrjet kineze për të mbrojtur të drejtat e tyre në rrugë ligjore, kujtojmë se kompania Hauwei kishte deklaruar më parë se ajo po krijonte sistemin e vet operues, në rast se do të lihej jashtë sistemit të operimit amerikan, raporton Dita duke cituar mediat ndërkombëtare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews