Një qytetar nga Kosova ka vendosur të padisë shtetin serb, për dëmet e shkaktuara gjatë kohës së luftës, ku ai u detyrua të largohej drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Bashkim Fetoshin, nga fshati Xërxë i Rahovecit, i cili përveç tor*turave që përjetoi gjatë kohës së luftës, forcat serbe ia dogjën edhe të gjitha bizneset që kishte, restorantin, furrën e bukës. Menjëherë më pas ai në vitin 1998, pas dëmeve që iu shkaktuan, u detyrua të ikte në drejtim të Shqipërisë.
Sipas ekspertëve, thotë ai, vlera e dëmeve të shkaktuar nga Serbia, arrin 700 mijë euro. Për këtë ai ka vendosur që ta padisë shtetin serb, për t’i kompensuar dëmet ekonomike të luftës.
Ndonëse nuk ka marrë përgjigje pozitive se do t’i kompensohet dëmi, Fetoshi beson se do ta fitojë rastin. Ai apelon tek ata që janë dëmtuar në çfarëdo forme gjatë kohës së luftës, të kërkojnë dëmshpërblim nga Serbia.