Ballina Aktualitet Gafurr Adili komenton bisedat e përgjuara të Ahmetit dhe Xhaferrit ku përmendnin...

Gafurr Adili komenton bisedat e përgjuara të Ahmetit dhe Xhaferrit ku përmendnin emrin e tij

Veprimtari kërçovar Gafurr Adili ka komentuar bisedat e përgjuara të kreut të BDI, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit ku përmendnin emrin e tij.

Ja postimi i Adilit në fb:

KJO ËSHTË PASURIA IME E VETME!
(Tallja e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferrit,
se unë i paskam mbajtur dy punë,
nuk më ulë, por përkundrazi…., më lartëson)
– Këtë shtëpi e ndërtova atëherë kur i punoja dy punë (1985-1990), siç tallen Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri në njërën nga “bombat” e publikuara nga El Cheka;
– Edhepse isha jurist, madje edhe magjistër i shkencave juridike (që në moshën 25 vjeçare), në Zvicër isha i detyruar të punoja në fabrikë (nga ora 07-17) dhe pastaj (nga ora 19-23) te një restorant, ku vërtetë laja pjata, siç tallen Musa Xhaferri dhe Ali Ahmeti, por që ky i fundit (A.A.) gënjen se i paskam ra bojlerit me kokë;

– Pas viteve 90-të, me gjithë qenien t’ime, iu përkushtova çështjes politiko-kombëtare dhe shtëpija ngeli kështu…. (siç e shifni në foto),

 

e papërfunduar…., por me kushte optimale për të banuar pa asnjë brengë e shqetësim; sepse, e kam ndërtuar me djersën e ballit dhe jo duke e vjedhur popullin t’im, siç kanë bërë e po bëjnë, jo vetëm Ali Ahmeti dhe banda e tij DUI, por të gjithë politikuajt mafiozë të trekëndëshit Tiranë-Shkup-Prishtinë, të cilët shumë shpejt do ta vjellin djersën dhe gjakun e popullit shqiptar të Shqipërisë Etnike; sepse, e kam thënë disa herë dhe po e ripërsëris se,
JO GJITHËMONË KUNGULLI NOTON MBI UJË!