Pentagoni ka vendosur të bllokojë trajnimin e pilotëve të rinj turq, të cilët do të drejtonin aeroplanët luftarakë F-35, raportojnë mediet vendase.
Ky reagim i SHBA, vjen në përgjigje të blerjes turke të sistemit mbrojtës raketor rus S-400, të cilin Uashingtoni e konsideron një kërcënim për sigurinë ndaj sistemeve të NATO-s dhe avionëve të saj.
Për momentin, në bazën ”Luke” të aviacionit amerikan në Arizona ka së paku 4 pilotë në trajnim dhe 2 trajnerë turq, përveç 20 teknikëve të mirëmbajtjes.
Përveç ndalimit për të ardhur të rinj, po diskutohet edhe pezullimi i të sipërcituarve.