Një 54-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortes së tij italiane, 44 vjeçe iu sekuestrohen nga policia italiane një pasuri që kap vlerën 1.5 mln euro pronash të paluajtshme. Bëhet fjalë për shtëpi, toka dhe një biznes që tregton pajisje “softëare”.
Sipas medieve italiane, Pazait Kasaj nga Selenica e Vlorës dhe gruaja e tij, Giovanna Iannotta janë të martuar prej 15 vitesh, ndërsa raportohet se pasurinë e kanë përfituar nga trafikimi i drogës dhe aktivitete të tjera kriminale.
Shqiptari i cili ka qenë në burg për trafik droge ra në sytë e autoriteteve italiane pasi qarkullonte me makina të shtrenjta dhe të marra me qira.
Ndërkohë, gruaja e tij, e cila ka në pronësi një kompani tregtare “softëare”, ka qenë e dënuar për përdorim të paautorizuar të kartave të kreditit.
Mediet vendase raportojnë se çifti ka në pronësi 14 banesa në Vercelli, një në Nichelino, e disa të tjera në Carmagnolu, ku gjithashtu ka korrespondojnë edhe një sipërfaqe toke.