Lëvizja BESA, mbrëmë e filloi fushatën e Referendumit nga Komuna e Zhelinës në të cilën zhvilloi disa takime me qytetarët e kësaj komune.
Në këto takime bashkë me Kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ishin edhe Sekretari i përgjithshëm dhe njëherit edhe Shefi i shtabit për fushatën e Referendumit, Arjanit Hoxha, nënkryetarët Abdush Demiri dhe Kastriot Rexhepi, si dhe deputetja Teuta Bilalli.
Në këtë ditë të parë të fushatës, siç qëndron në kumtesën e partisë pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu.
Kasami në fjalimin e tij u shpreh se duhet të kontribuojmë për referendumin që të kaloj suksesshëm, sepse vetëm si pjesë e NATO-s dhe BE-së, kushtet e jetesës do të mund t’i ndryshojmë, do të mund të kemi një ekonomi të mirëfilltë, arsim cilësor dhe shëndetësi të avancuar.