Gjendjet e brendshme politike dhe agjenda reformuese e NATO-s dhe BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe aktivitetet përgatitore lidhur me realizimin e suksesshëm të referendumit më 30 shtator do të jenë pjesë e temave për të cilat sot në Shkup do të bisedojnë ministri për Evropë dhe Amerikë në Forin Ofisin britanik, Sër Alan Dankan dhe nikoqiri i tij Nikolla Dimitrov.
Sër Alan Dankan dhe Dimitrov, siç kumtoi MPJ, do t’i referohen edhe bashkëpunimit rajonal, angazhimit britanik në kuadër të Procesit të Berlinit, bisedimeve midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar rreth Bregzitit.
Vizita e ministrit Dankan paraqet edhe një vërtetim ndaj intensitetit të rritur të dialogut politik midis dy vendeve gjatë vitit të kaluar, veçanërisht pas vizitës historike të kryeministres britanike, Thereza Mej në Republikën e Maqedonisë më 17 maj, theksojnë nga MPJ.