Ballina Aktualitet Lajme Tetova në kaos, Teuta Arifi fshihet, ja kush kërkon t`i merren kompetencat

Tetova në kaos, Teuta Arifi fshihet, ja kush kërkon t`i merren kompetencat

Lëvizja Eco Guerilla ka reaguar lidhur me ujin e pijshëm në Tetovë. Ata thonë se kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, duhet të prononcohet problemin e ujit, ndërsa përgjegjësi, sipas tyre ka edhe kryeministri Zoran Zaev.

“Qytetarët janë të hutuar dhe në panikë se si të sillen me ujin e pijshëm për ta dhe fëmijët e tyre. Ne kërkojmë përgjegjësi direkte edhe nga Kryeministri Zoran Zaev për skandalet e njëpasnjëshme që po ndodhin në qytetin tonë, si pasojë e paaftësisë së Komunës dhe Kryetares Arifi.

Problemet me ujin e pijshëm, me bërllogun, papastërtinë e madhe në qytet, uzurpimin e hapësirave publike, jo transparencën financiare, trafiku urban, parkingjet, etj.Kryeministri personalisht ishte në krye të fushatës për të zgjedhur këtë kryetare që kemi. Në vende udhëheqëse emërohen njerëz të paaftë dhe jokompetent për detyrat që kanë. Urgjentisht kërkojmë që Qeveria t’ja marrë ingerencat e Komunës së Tetovës për paaftësinë për të menaxhuar qytetin me problemet e përditshme me te cilat po ballafaqohet. Nëse kjo gjendje e padurueshme vazhdon, reagimi qytetar do të jetë shumë i ashpër”, kanë reaguar nga Eco Guerilla.

@tn.lajmelokale
@tetovanews