Zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski pas mbledhjes së Komitetit Qendror theksoi se VMRO-DPMNE ka pastruar radhët nga hipotekat e së kaluarës.
“VMRO-DPMNE mbajti mbledhje historike. VMRO-DPMNE ka mekanizëm të fortë në kuadër të partisë që gjithmonë ka sukses të pastrojë të keqen nga partia dhe ti kthehet idealeve dhe ta shoh në sy popullin. Me nismën e Mickovskit, Komiteti Qendror shqyrtoi mundësinë e mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm, por kjo është hedhur poshtë dhe ai ka përkrahjen.
Komiteti Qendror shkarkoi Mitko Jançev, për shkak të veprimit kundër interesave të VMRO-së dhe Maqedonisë, për shkak të bashkëpunimit të fortë me Zaevin si dhe organizimin e një grupi për nënçmime dhe blerje, me qëllim të votimit të ndryshimeve kushtetuese. Ai është shkaktuar me votim të fshehtë, po ashtu edhe Kostadin Bogdanov. Për shkak të arsyeve të njejta, KQ me kërkesë të komiteteve komunale ka kërkuar që të shkarkohen nga partia edhe Sasho Mijallkov dhe Nikolla Todorov. KQ kërkoi që tetë deputetët menjëherë të japin dorëheqje nga postet e tyre dhe ftojmë Prokurorinë të hetojë pohimet për blerje të deputetëve. Duam të urojmë koalicionin e ri kriminal Zaev – Vice – Mijallkov”, theksoi Nikollovski.
Kjo konsiderohet si një tronditje e fortë e partisë më të madhe opozitare dhe fitore e krahut të liderit Hristijan Mickoski. (INA)
https://youtu.be/-Adegak5RrU