Me dëgjimin e “bombave” të mbetura në Prokurorinë Speciale Publike, më 7 nëntor vazhdon seanca për lëndën “Titanik” të PSP.
Sot në pesëdhjetë incizimet që janë lëshuar në sallën gjyqësore, si dhe në “bombat” paraprake, zakonisht është dëgjuar zëti i ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, edhe atë si kontrakton aeroplanë nga Zvicra dhe Italia për njerëz, të cilët janë kontraktuar të votojnë për ata në zgjedhjet lokale në vitin 2013.
Në incizim dëgjohet si Janakievski konsultohet me bashkëbisedues nëse njerëzit nga Prespa e Vogël, të cilët duhet të votojnë në shumë vendvotime, të votojnë edhe në Resnjë ose atje të dërgohen njerëz me letërnjoftime të dyfishta nga Kavadari që të mos i njohin nga theksi. Bashkëbiseduesi i theksoi se maqedonasit nga Shqipëria flasin më mirë maqedonisht dhe në gjuhë letrare sesa ata nga Kavadari.
Në njërën “bombë” u dëgjua se si ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska konsultohet me ndonjë person dhe i thotë se i janë dhënë 2.000 euro një personi me nofkën “snajper” dhe se është dashur të jepen paratë tek, siç tha ajo “shiptarite” dhe tek serbët.
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen nga PSP për shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.