Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë një ofertë të fundit për votuesit që mbështesin Partinë Republikane në prag të zgjedhjeje mbarëkombëtare të mesmandatit që shihen si një referendum mbi presidencën e tij.
“Gjithçka që kemi arritur është në rrezik nesër”, parlajmëroi Trump votuesit e tij gjatë një shpërthimi emocional në tre mitingjet përfundimtare të fushatës.
Këto zgjedhje vijnë në mes të mandatit të tij katërvjeçar në detyrë dhe rezultati do të përcaktojë se sa efektivisht mund të qeverisë ai për dy vitet e ardhshme, ndërsa pjesëmarrja në votime pritet të jetë e lartë.
Në rrezik janë 435 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vende në Senat, dy organet që përbëjnë Kongresin. Guvernatorët gjithashtu janë duke u zgjedhur në 36 nga 50 shtete.
Në ditët e fundit, presidenti ka ngritur retorikë mbi çështjet e ndarjes në një përpjekje për të aktivizuar bazën e tij.
Ndërkohë në gjurmët e fushatës për Partinë Demokratike është shfaqur karizmatiku Barak Obama, i cili ka shpërthyer ashpër kundër Trump tha se “karakteri i Amerikës tregohet në fletët e votimit”, duke treguar se fatet e vendit janë në rrezik prej Presidencës aktuale.
Ish-presidenti gjithashtu ka shpërndarë një mesazh në Twitter ku tha se vota e mesmandatit “mund të jetë më e rëndësishmja e jetës tonë”.
Çfarë është në rrezik?
Zgjedhjet afatmesme do të vendosin se cila parti do të kontrollojë dy Dhomat e Kongresit, i cili vendos legjislacionin federal. Nëse republikanët mbajnë qëndrimin e tyre për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ata mund të ndërtojnë në agjendën e tyre dhe atë të Presidentit Trump.
Por nëse demokratët mund të kontrollojnë njërën ose të dy dhomat, ata mund të pengojnë ose madje të ndryshojnë planet e Trump. Anketuesit sugjerojnë se demokratët mund të fitojnë 23 vendet që kanë nevojë për të marrë përsipër Dhomën e Përfaqësuesve dhe ndoshta 15 vende të tjera shtesë.
Sidoqoftë, demokratët pritet që të mos kenë dy vendet që kanë nevojë për të fituar kontrollin e Senatit.