Shërbimet e Gjykatës u paraqitën për herë të dytë pranë shtëpisë së Gruevskit para pak çastesh, por pa rezultat konkret, ai nuk ndodhej sërish në shtëpi.
Shërbimet do të kalojnë përsëri më 9:30 minuta dhe do ta përsërisin këtë disa herë gjatë mbrëmjes së sotme, por nëse Gruevski nuk gjendet ende deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit atëherë do të presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin.
Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit./Alsat