Në shtatë vitet e fundit nga Maqedonia janë larguar në total mbi 1207 mjekë. Shumica prej tyre janë mjekë të rinj deri në 35 vjeç, moshë që konsiderohet si më produktivja në mjekësi
Hulumtimet e brendshme dhe anketimet, të cilat Klubi i Mjekëve të Rinj i ka realizuar me studentët në Fakultetin e Mjekësisë treguan se shumica e studentëve tashmë po mësojnë gjermanishten, si fazë fillestare për largim dhe vazhdim të karrierës shkencore jashtë Maqedonisë, transmeton Tetova News.
Qëllimi i këtij eventi, i organizuar nga Klubi i Mjekëve të Rinj, ishte nxitja e pjesëmarrëjes së mjekëve të rinj në procesin e reformimit të sistemit shëndetësor./TetovaNews