Ballina Lajme Gruevski mbetet në “arrati”, policia gati të nisë kontrollet

Gruevski mbetet në “arrati”, policia gati të nisë kontrollet

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Gjykata penale u përpoq por pa sukses t’i dorëzojë ish kryeministrit Nikolla Gruevski vendimin, me të cilin ai duhet menjëherë të paraqitet në burgun e Shutkës.

Ndonëse korrieri gjyqësor ishte këmbëngulës dhe disa herë ka qenë në shtëpinë e ish-kryeministrit, nuk ka arritur vet personalisht t’ia japë dokumentin në dorë, me arsyetimin se të gjitha kërkesat për shtyrjen e shkuarjes në Shutkë i janë refuzuar.

Gjykata të premten vendosi t’i refuzojë kërkesat e Gruevskit për të mos shkuar në burg. Po atë ditë, korrieri u përpoq ta dorëzojë vendimin, por përpjekjet ishin të pasuksesshme. Përgjigjja e gruas së tij ishte se Nikolla nuk ishte në shtëpi, shkruan Alsat.

Përndryshe, burgu hetues i Shutkës tashmë ka dërguar njoftim në Penalen se i dënuari Nikolla Gruevski nuk u paraqit më 8 nëntor në portën e burgut. Nga Gjykata penale “Shkupi 1” thonë nëse sot nuk e gjejnë ish-kryeministrin, nesër mbetet mundësia e kërkimit me polici.