Pas ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieskit, edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska e ka dënuar ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski drejt Hungarisë.
“Unë jam në Maqedoni dhe nuk do të më shkonte kurrë në mendje të ikja kudoqoftë”, tha Gordana Jankulovska për TV21.
Ajo shpreh se do të vazhdojë të marrë pjesë në seancat gjyqësore. Ish-ministrja Gordana Jankullovska u dënua me gjashtë vjet burg në rastin “Tanku”, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit me vlerë prej rreth 580.000 euro. Jankullovska u dënua për keqpërdorimin të pozitës zyrtare dhe autorizim si nxitës. Ajo që ta plotësojë kërkesën e Nikolla Gruevskit, me paramendim e ka nxitur Gjoko Popovskin të bëjë vepër penale.