Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski ka deklaruar se nuk do të ikë edhe ai sikur ish shefi i tij, Nikolla Gruevskit.
“Ashpër e dënoj aktin e tillë, sepse do të ndikojë negativisht mbi rastet gjyqësore në përgjithësi, veçanërisht mbi rastet në të cilat jemi të akuzuar ne të dy”, theksoi Janakievski.
Ai ka thënë se ai nuk planifikon të largohet nga Maqedonia dhe se ai është aktualisht në Shkup, duke njoftuar shfaqjen e seancës dëgjimore për nesër.
Por, dikur edhe Gruevski pat deklaruar se nuk do të ikë nga Maqedonia, por në momentin kur ai duhej të shkonte n ë burg, vendosi që të arratiset fshehurazi drejt Hungarisë. Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve janë të akuzuar në disa lëndë të Prokurorisë Publike Speciale.