Nga Prokuroria Speciale Publike thanë se ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski nuk disponon me para dhe me pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij janë bosh që do të mund të ngrihen për shkak të arratisjes së tij në Hungari.
Megjithatë, ai merr pagë si deputet i Kuvendit, edhe pse sot ju ulë për shkak të mos-prezencës së paarsyeshme në seancat kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përderisa ishte në pushtet kryeministri i “varfër”, supozohet se ai dhe bashkëpunëtorët e tij larguan shuma milionëshe në llogari devizore.
Gruevski ndodhet në Hungari ndërsa natën e parë pas mbërritjes së tij qëndroi në hotelin luksoz “Kornitia” në qendër të qytetit.