Ballina Aktualitet Lajme Zeqiri: Ne e dimë emrin e zyrtarit të BDI-së që e ka...

Zeqiri: Ne e dimë emrin e zyrtarit të BDI-së që e ka informuar VMRO-në për 27 prillin

Për 27 prillin VMRO-ja eshte informuar nga funksionar te BDI-se ne MPB jo nga LSDM-ja. Kështu përgjigjet nënkryetari i LSDM-së Muhamet Zeqiri, ndaj deklaratës së deputetit të BDI-së, Artan Grubi, i cili sot deklaroi se VMRO mund të jetë informuar nga pres-konfreneca e Zaevit për 27 prillin, shkruan Gazeta Lajm. Zeqiri madje thotë se e din edhe emrin e funksionarit të BDI-së që e ka informuar VMRO-në për 27 prillin.

“Kjo u konfirmua nga komunikmi i Trajko Veljanovskit me Cavkovin qe u publikua ne gjykate dje. BDI ne vend se te kerkoje fajtor kujdestar diku tjetër është mire te pastroj oborrin e saj dhe vet te publikoj emrin e zyrtarit te saj qe ka komunikuar dhe ka spiunuar tek Cavkovi.

Personi ne fjale ende eshte funksionar i larte ne MPB identiteti i te cilit eshte i njohur per ne, andaj me mire do te ishte vete BDI te publikoj emrin dhe jo te mbroj te njëjtin”, është përgjigjur Zeqiri.