Ballina Aktualitet Lajme MICKOSKI: PËRGJEGJËS PËR ARRATISJEN E GRUEVSKIT JANË ZAEV DHE SPASOVSKI

MICKOSKI: PËRGJEGJËS PËR ARRATISJEN E GRUEVSKIT JANË ZAEV DHE SPASOVSKI

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka thënë se përgjegjësinë për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski duhet kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

“Përgjegjësia për mënyrën e lëvizjes të Gruevskit duhet të kërkohet në Qeveri, ose më mirë te Zaev dhe Spasovski. Presioni që po bën pushteti është i motivuar politikisht, por ky veprim të mos keqpërdoret për të përpdjekur persona të tjerë dhe familjet e tyre”, ka shkruar Mickoski në Facebook.

Udhëheqësi i opozitës në statusin e tij shton se persekutimi politik dhe terrori bëhen metoda bazë e veprimit të kësaj qeverie. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews