Në pyetjen se nëse arratisja e Gruevskit vendos në pikëpyetje sigurinë e kufijve të Bashkimi Evropian, dhe nëse kërkesa për azil E Gruevskit është e bazuar, Komisioni Evropian rikujton se cilët janë rregullat evropiane.
“Disa nga pyetjet e juaja duhet t’ua drejtoni autoriteteve hungareze”, potencojnë nga Komisioni Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësit e KE-së theksojnë se në të drejtën e BE-së parashihet mbrojtje ndërkombëtare dhe jepet personit që kualifikohet si refugjat apo është mbrojtje.
Bazat për mbrojte të atillë, sipas të drejtës së BE-së janë person kualifikohet me status refugjati atëherë kur autoritetet vlerësojnë se ai apo ajo kanë frikë të bazuar nga përndjekja fetare, kombëtare, qëndrimeve politike apo anëtarësim në grup të veçuar social është i pamundshëm ose për shkak të asaj frike nuk dëshiron të kthehet në vendin e tij.
Nëse dikush nuk i plotëson këto kritere për mbrojtje ndërkombëtare, thonë nga KE, vendi anëtar megjithatë do ta shqyrtojë mundësinë të jep personit njëfarë statusi, nëse ai opsion është i mundur në vendin anëtar.
KE-ja rikujton se sipas të drejtës së BE-së dhe të drejtës ndërkombëtare, vendi anëtar është kompetent të vendos për kërkesat individuale për azil.
Komisioni Evropian nuk u përgjigj në pyetjet nëse kërkohen sqarime nga Hungaria, ose nëse ka brengë se kufijtë e jashtëm të BE-së nuk janë mjaftueshëm të siguruara duke pasur parasysh se Gruevski mund të ketë kaluar kufirin në mënyrë ilegale./Telegrafi/