Ballina Top Lajm Opozita hungareze kërkon që Gruevski të arrestohet dhe të ekstradohet

Opozita hungareze kërkon që Gruevski të arrestohet dhe të ekstradohet

Partitë opozitare hungareze i kanë bërë thirrje qeverisë hungareze të arrestojë dhe sa më shpejt të ekstradojë ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil në Hungari.

Partia nacionaliste hungareze “Jobbik” si dhe partitë e majta “Dialogu” dhe koalicionet Demokratike, sot njoftuan se Gruevskit duhet ti refuzohet azili dhe duhet të ekstradohet në Maqedoni.

Zëdhënës i “Jobbik” Adam Mirkocki, e ka cilësuar rastin si “skandal të paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminale i kërkuar” nga një vend ku nuk ka luftë dhe se ai nuk është i përndjekur mbi baza fetare apo politike.

Richard Barabash, zëdhënës i “Dialogut”, theksoi se vendi i Gruevskit është “prapa grilave”

ALSAT