Kanë nisur verifikimet në dy pikat kufitare Rinas dhe Qafë Thanë, pas lajmit se Gruevski ka kaluar në Hungari përmes Shqipërisë.
Burimet konfirmojnë se do kontrollohen listat e personave që kanë hyrë dhe dalë nga territori shqiptar, si edhe do të sekuestrohen kamerat e sigurisë në dy pikat kufitare.
Ndërkohë, mediumi serb “Politika.rs” raporton se ish-kryeministri maqedonas është larguar drejt Budapestit me pasaportë false nga Tirana.