Hristijan Mickoski po fshihet nga qytetarët prapa rrjeteve sociale dhe shmanget t’i përgjigjet publikut për takimin e tij me Nikolla Gruevskin, gjë të cilën Mickoski e konfirmoi në intervistë televizive. Çka është dakorduar në takimin Gruevski- Mickoski? Çka nënkupton ajo që Mickoski publikisht e tha se kanë biseduar për “të ardhmen e tyre” dhe “momentet personale”, ka pyetur sot LSDM-ja, përmes një kumtese për media.
“Heshtja e Mickoskit i forcon dyshimet e hapura në opinion se antiperëndimori Mickoski dhe udhëheqësia antipopullore e VMRO-DPMNE-së e dinin apo janë të lidhur me planin për arratisje të kriminelit të akuzuar Nikolla Gruevski. Mickoski e ka për borxh të përgjigjet në dyshimet për aktivitetet e tij në periudhën e kaluar. Institucionet kompetente patjetër të hapin hetime për arratisjen e kriminelit Gruevski dhe të gjithë pjesëmarrësit patjetër të zbulohen dhe të sanksionohen”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.